August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pak paqe !!!

Në guackën time më ler,të lutem
Ti hije e zezë që më rri mbi kokë
Të arratisem dua,të iki,të zhdukem
Më është neveritur,kjo e pistë botë

Pak paqe dua,paqe,asgjë tjetër
Sa shumë na mungon në kto’ ditë, sotë
Gjithë botën gjunjëzoi,një palo kuçedër
Ndaj zhbuallit po futem,poshtë e më poshtë

As diell ,as hënë ,nuk dua të shoh sotë
Tek to kam dërguar, lutje pa mbarim
As për botën s’ma ndjen,çfarëdo që të thotë
Pak paqe dua,veç për shpirtin tim

Tani jam i lodhur e dua të fle
Kaltërsive shpirti të shkojë të humbasë
Të endet i lirë,qiellit nëpër re
Të fluturojë e dëfrejë,pa kthyer kokën pas !!

Vlorë 09/09/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com