E dua Hënën sonte ! – Tomor Buzi
E dua Hënën sonte !
E dua hënën sonte të dalë për mua,
Ti marë pak ngjyrat e ti kthej në ylbere,
Të shtyj pak vjeshtën duke kënduar,
A duke pëshpëritur me të, pas dere !
E dua ta përqafoj sonte nën psherëtima,
Ta mbush me shpirtin tim plot muzë,
Ti them: eja më trego ku fshihet dashuria,
Që ti derdh nektarin e mbledhur në buz !
E dua, por si për dreq sonte ri fshehur,
Nga xhelozia, a inati, a për çfar se di,
Nga dashuria që shkoj, jam si e dehur,
Ndaj e dua sonte, të mos ri në vetmi !
Eja moj hënë, veç një natë me mua,
Të mbështillem nën mantelin tëndë,
Më mer sonte, më ço ku të duash,
Veç në shpirtë, më hap pak vendë !
Të futem e të notojë brënda teje,
Ndoshta dashuria ime ri fshehur aty,
Prandaj të lutem, dil pak nga reja,
Të më shohësh buzën, dhe njërin sy !
Të dua sonte moj hënë, të vish pran meje,
Të përqafoj, e të më ngrohësh pak në gji,
Eja në më dëgjonë atje, fshehur pas reje,
Të qajmë halle vajzash beqare si Ti !
Eja veç një çastë sonte tek unë,
Në dritare po ri, si lule e vetmuar,
Sonte asnjë tjetër s’ka nevoj më shumë
Se sa unë, me mantelin tënd dashuruar !
Eja, se ai që iku kishte kurmin tënd,
Kishte vetullat e tua mbi syrin e zi ,
Në shpirtin e tijë nuk gjeta dot vëndë,
Prandaj mallin timë, do ta shuaj tek ti !
Tomi Buzi.
10.09.2021.