August 7, 2024

Pak vargje për Vilën – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pak vargje për Vilën

Këto pak vargje , që sot nisa të shkruaj
Për Vilën , fshatin ku linda e u rrita
Si gurë të çmuar, prej kohësh i ruaj
Që t’i sjell sot tek ju , këtë ditë prita

I kujtoj ato vite…e malli më djeg
Të pashlyera janë ato…sigurisht
Në kujtesë çdo rrugë , kodrinë e shteg
E poezia mori udhë…lehtësisht

I egër është dimri , në ato vise
Mund të përballesh me tufane e stuhi
Megjithatë ato pamje mahnitëse
Një dimër i egër , ti ofron…me aq magji

Të egra e të frikshme…si skëterrë
Janë tufanet , ndonjê rast…në këtë fshat
Vezullime bardhësie…ndonjë herë
Që për të thurur poezi , të sjellin fat

Kur vendi mbushet me lule , në pranverë
Kur lule qelin mollët…dardhat… qershitë
I vdekuri do të ngjallej dhe një herë
Mes lulesh të jetojë dhe ndonjë ditë

Jetë fshati…dimrit ndoshta e vështirë
Por me njerëz aq fisnikë , që ka Vila
Kurrë s’do të kërkoje , vend më të mirë
Se jeta , nuk është kopësht me trëndafila

Njerëz me zemër të madhe e me besë
Të zgjuar e të fortë…si prej stërralli
Kështu më janë skalitur në kujtesë
Ndaj i kujtoj gjithnjë…se më djeg malli

Tetor , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime
diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com