Per ty nuk mbaron kurre muza… – Pavlina Bardho
Per ty nuk mbaron kurre muza….
Per ty nuk mbaron kurre muza,
Per ty flet shpirti e buzeqesh buza,
Ballelarta,fisnikja Margarite,
Gjith jeten ke qene shkelqim e drite.
Treva dhe fush e Myzeqesë,
Te kane dhene fisnikeri dhe bese,
Aparenca dhe shpirti yt flori,
Ne artin shqiptar beri histori.
Te kerkosh te bukuren,tek ti do t’a gjesh,
Te kerkosh drite,do t’a gjesh tek ti,
Mençurinë gjithashtu e ke peshqesh,
Nje antikuar argjendi,me emrin njeri.
Kush me mire nga ti, do luante ne Pyllin e Lirise,
Ku aty u bere,simbol i trimerise,
E trimerise se gruas Myzeqare,
E forte ,e paepur dhe krenare.
Shkruajnë shume e diç thone,
Per artistet qe ka rritur Lushnja jone,
Vaçen, Margariten dhe Eliden,
Qe sfidojnë dhe vete sfidën.
Sfidojnë driten dhe ylberin,
Ngritur ne Panteonin e Nderit,
Qe kane ecur, shume kanë guxuar,
Nje jete te tere, me artin perqafuar.
PAVLINA BARDHO.