August 3, 2024

Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë e vrava nënën time.

Unë e vrava nënën time
e vrava me largësinë
ju mbush shpirti plot trishtime
sot do t’vij,nesër do t’vij.

Unë e vrava nënën time
i hapa një plagë të rëndë
ja bëra zemrën thërrime
sot s’qëndron dot as në këmbë.

Unë e vrava nënën time
me premtime pambarim
le të dridhet zemra ime
si e saja në c’do zgjim.

Priste natë e priste ditë
po kurbeti vuri pritë
mur i lartë mes nesh u ngrit
që se shëmbën as perënditë.

Gjoksi nisi ti shtrëngohej
dhe fryma, ikte ngadalë
rrahje zemrës po i shtohej
sot s’mjafton asnjë më falë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com