Ah Nanë – Xhevat I. Prebreza
Ah Nanë
(Kjo poezi është kërkesë nga një lexues i poezive të mia, për humbjen e nënës)
Më vjen në ëndërr
si hije që më ik shpejtë
vij tek varri ytë
që çdo lot është vetëm mall
ti nuk flet
në heshtje më dëgjon
në zemrën time
nuk ka buzëqeshje
ka vetëm vaj.
Ti që më dhurove përqafimin e parë
ti që i durove dhimbjet për mua
ti që më përkdhele si askush më parë
ti do të mbetësh një mbretëreshë
një legjendë e gjallë.
Zëri ytë ende ma ngroh shpirtin
ato duar ende më përkundin
ninullat më vënë në gjum
syt ende më vështrojnë
jastaku është gjoksi ytë
që e vë kokën plotë mallë.
Ah nanë u treta në kurbet
larg teje në dhe të shkretë
një ditë do të kthehem
do të kthehem për jetë.
Afër teje do të gjej ngrohtësi
në eshtrat tua kokën kam për ta shtri!
Xhevat I. Prebreza 14.09.2021, Prishtinë