August 3, 2024

Djale kerko djalerine – Vangjel Pellumbi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Djale kerko djalerine

Djale, bilbil ‘ i jetes!
Ngrije zerin tend perpjete,
Djale, thir me zemer,
Gjersa te degjojne rete.

Djale, kerko djalerine !
Mos rri i lidhur me pranga rroberie,
Djale, kudo te jesh i lire
Mes shtepive te pasura e varferore.

Nder shtepite e te varfeve,
Djale, kerko djalerine !
Ne te dhimbset liria per vellane,
Ne te dhimbset per atdhene.

Shpejt, djale kerko djalerine!
Se ate ke per ta gjetur,
Djale, ne mes te fshatarsise,
Djale mos prano plaget e medha,
Se ato brenda jane fshehur,
Atje tek syr ‘ i fshatarit,
Nje flake qe ndez jane.

Djale, kerko djalerine!
Edhe ne flaken e kuqe gjaku,
Qe po mbulon mjerimi, token shqiptare,
Djale mos rri, kerko djalerine!

Edhe mbi fushat bere shkrumb,
Edhe mbi malet legjendare,
Edhe s’ka te shuar kure,
Edhe te fluturosh ne ere.

Djale, kerko djalerine !
Se te ka humbur ne rere,
Po ti rri si hu gardhi!
Ndezur eshken si gur stalli.

Nuk e shikon o djale ?
Qe po te bejne te gjithe varrin prane,
A nuk e sheh se te gjithe rrembejne,
Edhe ty te shkrete te lane!

A ke gjak te kuq shqiptari, i flakte?
Apo te eshte bere uje,
Djale, ajo me gjak te nxehte lahet,
Dora jote ben buje!

Ti ke rrene ne kllapi?
Ti nuk gjen veten tende?
Ti je jeta e atdheut, djale,
Ti je fara e lirise!
Ti je buka e atdheut, djale.

Prandaj, djale mos prano, nen hunde,
Keto gjera qe ndodhin, padrejtesine,
Djale, kerko djalerine !
Dhe nje jete te re fillo.

Kalo dete, kalo male,
Dhe bashkoje fuqine e madhe,
E prangat e kesaj jete, flaki tutje,
Nderto jeten e re!
Djale, kerko djalerine !
Mos bjer ne kembet e tyre..!

Autori Vangjel Pellumbi
12/9/ 2021
Arte Greqi
Te drejtat e rezervuara te autorit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com