August 7, 2024

Më falë o nënë – Shaban Emini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më falë o nënë

Nënë,më fal se me ty u turprova ,
Atë ditë që ti u ndave nga ne .
Një tufë lule mbi varrë s’ta hodha ,
Kur Daja me të tjerë të mbuluan me dhe .

Isha I vogël nënë veq fëmijë ,
Atë ditë unë kisha dhimbje shumë
Desha ti puthja edhe një here ata dy sy ,
Por lotët s’më linin që rridhnin si lum.

Më ka mare malli kaq shumë për ty ,
Zjarrë I pa shuar në shpirtin tim
Edhe njëherë të përqafoja si dikur fëmijë ,
E të mos ndihesha më jetim.

Më falë o Nënë,më falë shumë
Që atë ditë s’u tregova burrë .
Dhimbja më rrëmbeu si lum ,
Ti mbetesh lule që nuk vishket kurrë .

Shaban Emini..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com