August 3, 2024

Kete dimer – Vangjel Pellumbi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kete dimer

Kete dimer u vrava,
Me nje mbyllje karantine.
Per te ikur nga vendlindja,
Drejt nje rruge ne humbje.

Po nuk e di ? Kush me mban ?
Ne kete dimer.
Ndoshta vari i nenes ,
Qe u be cdo dite,si dielli i bardhe.

Mos u nis ne kete dimer !
Se mbetesh rrugeve,si hapje plagesh,
Degjoj nje ze nga thellesia e tokes ,
Dhe une e degjoj, shprehjen e nenes.

Dhe u shtriva ngadale I lendine ,
Me faqen mbi barin gjelber e te njome,
Dhe ne burimin e syve te mi!
Mbeti pasqyruar dielli edhe pemet.

Ne kete dimer!
Mbi gjoksin tim I hapi fletet,
Nje trendafil i madh e i bukur,
Dhe bari ishte i njome e i gjelber.

Ne kete dimer!
Buzet me mbeten te hapura,
Qe pershendesja kengen e pranveres,
Po koha ishte dimer.

Ne kete fund marsi i hidhur i zemres,
Thosha me vete ;
A do ti thosha dy fjale nenes!
Se bari shtat nuk po hedh!
Po ishte dimer..!
Se ishte fund marsi e fillim prilli .. .

Autori Vangjel Pellumbi
Mars 2020
Tren korce Albania
E drejta e rezervuar e autorit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com