U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba
U bëftë dashuria ime mallkim për ty!!!
U bëfte dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në gotën kur ngre,
Në kafshatën e bukës kur shkon,
U bëftë dashurua ime,
Mallkim për ty,
Si lemza në fyt kur qëndron
Qosha aty në sytë e tu,
Kur një grua e bukur t’shfaqet trotuarit,
Qofsha në buzet e tua,
Si si kristelet e akujve që sjell Janari.
Qofsh ne mendjen tende
Kur ben dashuri,
U tretsh si u thane qiejt e mi
Qofsha mallkim i natës,
Në ëndrrat e tua,
E sy më mos mbyll,
Në s’jam sikur dua.
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në s’jam në ato buzë,
Në s’jam në ata sy,
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Ç’ kuptim që vijnë pranverat
Pa qënë ne të dy?!
Arjana Fetahu Gaba