Eh kjo jeta ime – Bekim Kime Lile

———eh kjo jeta ime——–
…….kjo jetë qënka për të dhjerë,
hysmeqar derë më derë,
s’mbahet mënd që kur kam lerë,
se ngopa barkun një herë,
500 vjet muhaxhirë,
nuk e pamë një ditë të mirë,
i ramë botës për s’mbari,
paskëshin pas durim gomari,
nga Australia në Amerikë,
nga Kanadaja në Afrikë,
punuam për botën mbarë,
nuk lamë hale pa larë,
harruam nënë e harruam babë,
harruam të shtrënjtin vatan,
nëpër botë kockat i lamë,
bëmë të gjitha çfarë na thanë,
shitëm femra,drogë e armë,
mohuam gjuhën,emërat tanë,
ndamë gratë tona morëm putanë,
çfar nuk bëmë për të nxjer paranë,
shitëm det e shitëm tokë,
s’kish parë bota më idjot,
dhe këtu në Suedi,
përsëri s’ma var njeri,
shikoj koqet e këti,
them të shkoj në Amerikë,
s’ma mban bytha kam shumë frikë,
se Trapin(Trampin) nuk e kam mik,
për H.Klinton bëra fushatë,
po një mut nuk pata fat,
me gjithë se i dua shumë gratë,
them të shkoj në Australi,
po është larg rrugën se di,
në Angli,në Gjermani,
si t’ja bëj gjuhën se di,
këta kërkojnë mjek e mami,
të shpërndaj “mjell”nëpër rrugica,
duhen shumë sakrifica,
të shkojë në Kinë më thanë,
po kinezët kanë ardh në Tiranë,
më mirë o miqt e mi po kthehem në Shqipëri,
guri rëndë në vënd të vet,
kështu ka qënë e do të jetë.