Keshilltari – Sevdail Hyseni
Satirike
KËSHILLTARI
N’maje të bjeshkës
Ndodhej një fshat,
Ku krahas burrave
Punonin dhe gratë!
Mes hallesh t’shumta
Kishin një kësodore,
Si ta ndërronin llojin
E lopëve qumështore!
U mblodhën burrat
Te Logu në Vrik,
Vendosën në fshat
Ta sjellin një bik.
Një racë që s’e kishin
Asnjëherë më parë,
Mes lopësh të imëta
T’mbillej tjetër farë!
E sollën bizonin
Me brirët shigjetë,
Por, nga pamja e tij
Dukej shumë i qetë!
I hoqën litarin
Të lëvizte lirë,
Mirëpo, papritmas
Pëllet si egërsirë!
Me t’i parë lopët
Në fund të livadhit,
Hidhet me shpejtësi
Mbi majën e gardhit!
Ç’ka të shohin burrat
Nga ky gjedh epshor,
I mbetën të varura
Goglat si këmborë!
Njëri nga fshatarët
Tha me shqetësim,
Këtë bik duhet therur
Nuk vlen për çiftim!
Mosni!- tha plaku
Me stil kuvendar,
Këtë bik do ta mbajmë
Në fshat për këshilltar!
Që kur t’i sjellin
Gjedhët mendje-top,
T’mos e k’cejnë gardhin
Pa bërë një herë hop?!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)