Në heshtje – Musa Dushica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në heshtje
Në heshtje të prisja, paksa i zbehtë !
Lëndinës së blertë,shëtisja me orë…
Ditën me diell e vapë të nxehtë,
Me lulen rozë për ty, në dorë…
Ti vije e qeshur,me hapin balerinë,
Që mbi zemër mos binte borë…
Ta shkrije me zërin kanarinë,
E zemra, zemres t’i shtrinte dorë…
Qershi e pjekur në degë,
Gërshetin mbi sup lëshuar
Bukurizë moj, lule shegë,
Hënë e yje pikturuar…!
Dhe dielli qeshte atë ditë,
Hënës i çonte fjalë…
Ylli me yllin pëshpëritë,
Dhe vala fliste me valë …!
Musa Dushica
18. 09. ’17.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com