August 2, 2024

Gracka e kujtimeve – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gracka e kujtimeve

Ngreu e fshij lotët, mere shaminë time
Aty ta kam lënë,te xhepi xhaketës
Në palat e saja,fshehur janë kujtimet
Mos të të vijë turp,se është pak e vjetër

Aty janë të gjitha, mbledhur palë- palë
Të gjitha kujtimet që na solli jeta
Të gjitha në radhë,nga dita e parë
E deri sa gjethet,të na rrëzojë vjeshta

E di ,,,në këtë botë jemi kalimtarë
Si retë në qiell,që sjellin stuhinë
Ashtu kalojmë dhe ne,pa zhurmë, pa fjalë
Dikush vesë e ëmbël,dikush suferinë

Të mos jesh pishman, si erdhëm e ikëm
Si shiu që bie ,nga retë teposhtë
Tokës i dhamë jetë, lulet ,pemët rritëm
S’ishim re pa shi,,me gjëmime boshë

Ndaj mos u përlot,këtu do të jemi
Në rrënjët e baçes,që stolisëm tok
Diellin përmbi degë e lastarë do kemi
Erdhëm dhe do ikim,po nuk erdhëm kot!!

Vlorë 17/09/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com