Mall – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mall
Kam mall për jetën në fshat
Nga fshati mendja s‘m‘u hoq
Edhe kur në arë punoja me shatë
Edhe për dimrat që dimronin me zogj.
Mall, për bukët e ngrohta që piqte nëna
Kur mbushej shtëpia plot aromë
Për ledhatimet e gjyshërve më digjet zemra
E për bisedat e gjata gjer natën vonë.
Tani në fshat shumë gjëra s‘gjej
Veç me kujtime ngushëlloj shpirtin tim
Bukurit e dikurshme, më s’i ndjej
Ndaj më mbushet shpirti me trishtim.
Kam mall për jetën në fshat
Nga fshati mendja s‘m‘u hoq
Edhe kur në arë punoja me shatë
Edhe për dimrat që dimronin me zogj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com