Fluturojmë si pëllumbat… – Musa Dushica
Fluturojmë si pëllumbat…
Nuk e kam idenë sot, çfarë të them !
Të tjerët, me respekt, më quajnë poet…
Nuk e dij, ndoshta, edhe mund të jem,
Ky emër më bën nderë, më jep jetë, më jep shëndet !
Edhe fëmijë kur isha më dukej i bukur,si emër !
A mund të arrija, as idenë se kisha, sa i madh ishte ai njeri…
Po vetëm një gjë dija se sa shumë dëshira më vlonin në zemër !
Dhe dita – ditës në mua po rriteshin, aq shumë dashuri ;
Dashuri për diellin, për yjet dhe hënën
Dashuri për fushën, malin dhe detin….
Për vendin, për gjyshërit, për babin dhe nënën
Fluturat mbi lule, ylberin pas shiut; të parin, të dytin, e me radhë, të tretin…!
Sa shumë do dëshiroja një kopsht të
madh, me lule plotë ;
Lule trëndafili, zambaku e manushaqe
Dhe gjithë fëmijët mbarë, që i ka kjo botë,
Të rritën të lumtur, gjithandej, në paqe…
Pëllumba të bardhë, të fluturojnë plotë…
Të pushtojnë dhe qiellin e kthjellët si loti,
T’më ulen mbi krahë, sa t’më rrjedhin lotë
Se zemra e poetit nuk qanë kot së koti…!
Poetë e pëllumba…e gjithë sa ka fëmijë,
T’ia marrim një kënge të bukur, për paqe !
Që të gjithë së bashku të bëhemi si një…
Mes fëmijëve të botës të jem unë aty, dhe gjithë një nga një, t’i puthi në faqe !
Musa Dushica
20 Shtator, 21