Kod engjëjsh – Zoica Gjolla Popi
•
Vazhdojmë me dy librat e rinj,që së shpejti do jenë në dorën tuaj!
Jemi në krijim dhe shitje së bashku me qëllimin e Bamirësisë!”Shpresoj t’ju pëlqejë.
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
Kod engjëjsh
Të deshifroj kodin e gjuhës
së engjëjve,dua.
si një dorë që zgjatet,
për të lexuar fatin.
Hutohem e tëra në marramendje
Zhytem në kënaqësinë, që
më lë dallga
kërcej në ujë, rrotullohem
në melodinë e tyre.
Përzihen me ngjyrat e lindjes
e perëndimit
këngën në muzg te zogjve
mu duk sikur dikush thërret
emrin tim.
Dy buzë formuan retë
me refleksin e perëndimit
mbeten aty përgjithmonë
në një lindje pa perëndim.
Dy buzë në formën e
buzëqeshjes
lyer me pikë lot
shkëlqim mbi shkëlqim.
Me mushtin e bletëve
gjeta kodin e fshehtë,
të gjuhës së engjëjve,
kur preka shpirtin
me dhembshuri…
Të një fëmije DAUN!
Greqi 2007