August 13, 2024

Do të jemi, Shqipëri! – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do të jemi, Shqipëri!

“Ju gati se më ngjani, e më jeni sinonim,
me njeri-tjetrin, dhe binom pran njëri-tjetrit:
Me të mirat dhe me të këqijat, humane e njerëzore
Si të themi, apo, si t’i quajmë anonim?
Ngase më ngjani, me të gjithë të tjerët; të mbështetur në mur.
Jeni ashtu sikurse vet ne; me këto vuajtje, brenga,
Dhe me halle e derte të përbashkëta, të jetës sonë,
që kishim dhe që kemi, sot dhe dikur”!…

Ju më ngjasoni mua njëjtë, si dikur edhe sot…
Në Kosovën tonë të përbashkët stoike e heroike
Kështu siç ishim, jemi të tundur e të shkundur, në shi e në borë !
Për këtë tonin atdhe, që shpeshherë, e lamë krejt nën harresë,
Në çdo kohë, që siç duket haptazi, gati sa s’u bëmë horë…
Fatkeqësisht e mjerisht, asnjë herë në jetë, nuk na është bërë vonë
Megjithatë, ne kurrë nuk u mësuam dhe s’u vetëdijesuam,
për t’u çliruar, nga vetvetja e jonë!…

Kosova, unë, ti , dhe çdo tjetër njeri…
Bashkë me flamurin tonë kuq e zi;
Kur t’i lëmë inatet, hasmëritë, vëlla-vrasjet,
hajnitë, urrejtjet, jo dashuritë, dhe xhelozit në mes veti;
Ne do të kemi unitet, vlera dhe hijeshi:
Atëherë kur këto njësime, epitete të përbashkëta,
Dhe të kultivuara, i bashkojmë në një;
Ne Shqiptarët gjithsesi e medoemos:
Do të kemi, dhe do të jemi, SHQIPËRI!…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com