I bindur jam – Fatmir Gjata
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I bindur jam
Si mundet dot gjithë kohën pa mëkat
Të bësh nga frikë e Zotit në këtë jetë
Pa qënë shënjtor por veç njeri i ngratë
Të ish mes nesh do mëkatonte ai vetë
Të shoh njëherë buzë të kuqe flakë
Plot gjak edhe të mbushura me mish
I bindur jam, do mëkatonte sadopak
Pastaj do shkoj të falet në një kishë.
Të shihte sy të femrës ledhatare
Kur ecën duke tundur gjinë e plotë
I bindur jam edhe s’dyshoj asfare
Dhe Zoti vetë do thoshte; ahh o Zot.
Fatmir Gjata
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com