Poetja monstër – Ylli Meçe
Poetja monstër
(Mbresa nga një anti poemë apo më saktë poema “Vrima” e Rita P….. )
——
Monstër…!
Po po ty të drejtohem
Ty, që pate shkruar dhe një poemë
Poemë!? Pse ajo qe shkrove të ish vërtetë poemë?!
Në djall ti bashkë me vargjet e tua
Mallkuar e jotja penë !
—
Qante vargu tek të lexoja
Ashtu si qajnë plakat tona nga këto anë
Ato në fakt qanin ty
Monstër e keqe
Ty – që në shtrat vendose incestin
Skuqur nga seksgjaku i motrës me vëllanë
——
Monstër…!
Ndofta vërtetë e ke përjetuar
Të ketë qenë kjo dramë e jetës tènde?!
Ku e gjete kët kurajo?!…
Po nëse do kishje fëmijë nga epshi yt kafshëror
Produkti nga incesti me vëllain si do ti fliste : baba apo dajo ?
——
Uuuuuuuu…..Uuuuuuuuuu
Duhet bërtit me psikamë e ulërimë
Faqet gjer në damarë me thonj duhen çjerrë
Femijët e tu me siguri do ngjanin nga ty
monstër..
në të njëtin shtrat vëlla e motër me inceste të tjerë !
—–
Ti nuk je dhe s’mundesh Doruntinë
Të kapërxesh për vëllane malet këmbëzbathur
E shumta që mund te bësh, seks-kurvërinë
Monstër me cipën shqyer nga vëllai
Monstra cipëplasur !!
——
Kohèt vërtetë kanë nxjerrë dhe demonë
Me shpirt tè gjakosur e sakatuar keq
Më thuaj një laraskë që ngeli pa burrë?!.
Monstër….
Nuk durove dot ?!…Vampire gjakut tënd
Mallkuar qofsh dhe u djegsh nga e jotja” furrë “!
——
Ti a e di se ka shekuj e shekuj që njerzimi
Përgjithmonë u nda nga kafshëria?
Familjen të shenjtë e kemi dhe sot a e di ?
Monstër…..
Me incestin në varg ty të dashuron
Vetëm çmenduria !
——
Ti mbase nuk di ( dhe s’ke nga ta dish)
Ka ndodhur vërtetë që motra aq shumë
Ka dash gjer në vdekje e me shpirt vëllanë
Monstër
Por ajo ish Miro Tërbaçia
Që shtriu me plumb përdhe – Pashanë !
—–
Vëlla e motër Tutulani sa shumë u deshën
Jetën dhanë për të shenjtin nder
Ata nuk luftuan për të qelburën tënden “furrë”
Monstër
Pena jote ngjyer me të vjella shtatzansie
Nga inçesti yt me vëllanë të bie erë!
—–
Le ta mendojmë për pak çaste Mamicën
Motrën e legjendës dhe shpatëtarit Skënderbe
Nëse ti në shtrat sëbashku do t’i vije
Më mirë…
joooo joooo, goja nuk ma nxe
Monstër e keqe,ti s’paske nder – ti s’ke Atdhe !
—-
Nga libri “Lot mbi alfabet” Vlorë-2016