August 7, 2024

Violina e ciganit – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Violina e ciganit

Ai përherë nuk kuptonte dhe bënte habinë
se përse për muzikën u dashka dhe shkollë ?!…
Ndërsa mbi supe hidhte një të vjetër violinë..
rrugëtonte me këpucët e ngrëna nën shollë.
—–
Kurrë në jetë nuk i pat ngjitur shkallët e skenës
solfezhin patjetër do t’a ngatërronte me gazetë
Nëse një ditë do të dëgjonte ” Koncertet e Vjenës”
do të qeshte duke thënë : – Ehhhh muzikë luaj vet !
—–
Në sytë e tij askush nuk mundi ta shohë lotin
por dhe as zemrën nuk i’a çuan dot në ” giotinë”
Kur dehej nga gëzimi ,nuk pyeste as për…Zotin
veç vajet e shpirtit i hidhte mbi të vjetrën violinë.
—–
E di që kohët të bënë padrejtësisht endacak
(prej spitullaqeve… të cilët thonë se janë elita)
Ti i dashuri mik cigan, qëndroju të pashpirtëve larg
se mbi ty dhe violinën tënde, bie më parë drita !
—–
Bjeri i dashur mik paçka se mbytur në halle
tingujt e jetës do të rendin e nuk njohin pritje
Këmbëzbathurit kur dalin të gjithë në valle
nuk duan spektatorë….. por as dhe duartrokitje !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com