August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne nje rruge

Ne nje rruge pa fund, pa krye
hedhim hapat, coroditur
kush si ne, nje greve urie
jetes, ia kemi gostitur.

S’dime kur duam, as kur s’duam
s’njohim falje, as gabime
vetem, te rrembejme mesuam,
ate himn, kishim per thirrje.

Ne shume rruge, patem kaluar
te gjitha, nje hapje shtegu
por askund, hapin s’e mbajtem,
fluturojme si plumb dyfeku.

As dhe koken pas, nuk kthyem
shtruar i lame ato, shtroja
renduar nga kohe e varfer,
kerkonim mjalte ne hoja.

Por as mjalte, e as koshere
s’gjeme, kudo qe shtegtuam
se guri rendon per vetiu
provuar, kur s’e kuptuam.

Tani eshte shpejt a vone
per tu kthyer, apo ndrequr
nje gabim i bere gjithmone
vizen duhet per ti hequr.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com