Fetah Ajeti-Çaushi – Fetah Maliqi
Fetah Ajeti-Çaushi
Duke e njohur nga afër
gjyshin tim Fetah Çaushin,
lidhemi me at kohë
kur në trojet shqiptare
kishte shumë tragjedi
e tragjikomedi,
po shumë pak komedi,
që do të shkaktonte
qeshje freskuese;
që do ta shtonte gazin
e që do të ndiellte gëzimin.
Realisht, në shekujt e vitet të gjata
të robërisë, shqiptarët patën shumë
pak gëzime e shumë
dhembje e pikëllime.
Ato kohë dhe ato kujtime
do t‘i kisha sjellë këtu
edhe me një krijim poetik,
që është vazhdimësi
e krijimit epiko-lirik,
sipas traditës së krijimtarisë
popullore shqiptare:
„Po na shkojnë dimni e vera,
S‘po na ik malli nga dera.
Larg vendit tonë me qindrue,
Nga lufta n‘luftë tue shkue,
Tue dek shpesh për të huaj,
Pa iu dhimt hiç askuaj,
Pos shyptarve që na kajnë,
Ne lot t‘tyne kur na lajnë,
Kur në vorr ata na lshojnë,
Kur një guri te kryet na vnojnë…
O mor shok kurrë mos harroni,
Se n‘Shypni duhet t’shkoni,
Venin ma t‘mirë ju ta neroni,
Se kush vdiq, ju ta kujtoni,
Ner familje o të kallxoni…
Kshtu na tha shpesh Fetah Ajeti,
N‘zemrat tona o aj na meti…!“
Kjo lidhje e ngushtë
me kohën kur jetoi e
me vazhdimësinë kohore
që e karakterizoi gjithë
mbijetesën shqiptare
Fetah Ajeti-Çaushi
u bë një me gjurmët shqiptare,
që lidhën shekullin XIX dhe at XX,
mu në rrethanat kur u rigjallërua
qëndresa shqiptare, kur filloi
krijimi e shkrimi shqip
e kur Rilindja Kombëtare Shqiptare
filloi të hynte te secili shqiptar,
kudo jetonte e vepronte ai.
Ishte kjo kohë pranvere e
njëkohësisht edhe kohë dimri
të acartë për popullin tonë.
Ne këtë kohë, pranvere e acari
përzir, jetoi dhe veproi edhe
Fetah Ajeti-Çaushi…!
22.09.21
Busavatë-Dardanë