August 6, 2024

Nëse harroj, Shqipërinë – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëse harroj, Shqipërinë

Nëse e harroj, Shqipërinë?
Mos qofsha fare në jetë!
Harrofsha emrin tim;
Gjakun,dashurinë e lirinë
Qofsha i humbur, gjithmonë në jetë
Më humbtë absolut fara e fisi im!

Nëse të harroj ty, Shqipëri?
Idealin tim shpirtëror e jetësor …
Mos e paça kurrë lumturinë!
Qofsha gjithmonë i vetmuar,
Mbetsha përherë i shëmtuar!

“Më thirrshin gjithmonë emrin tradhtar!”,
dhe gjatë jetës time,më shkoftë jeta i verbuar;
Përfundofsha keq në varr!

Në vendin tim të mirë e të lirë!
“Nuk do ta meritoja që t’më thoni
në fund të jetës time, as lamtumirë”!

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com