Jete e skalitur ne gurin e mullirit – Florenca Rada
Jete e skalitur ne gurin e mullirit
Nje pjese e shkeputur nga ky titull.
Keshtu duhet te jete,po,po,keshtu ka qene.
Duke zbritur per nga fshati,morra rrugen per nga ana e majte e shtepise time.
Duke ecur mbi dheun e zi(si ngjyre gri me teper) dhe me guricka,arrij tek ish mulliri i fshatit.
Mu kujtua sa bukur ky mulli antik,punonte duke marre dhe ujin nga nje kanal ,qe ecte ne nje drejtim me rrugen me guricka ngjyre gri.
Ne kte rruge, ne femijet e fshatit qe frekuentonim shkollen 8 -vjecare ne fshatin Bitincke,e benim cdo dit.
Une e kam bere per tre vjet rrjesht me shoke te tjere,ne kohe te mire, por edhe ne shi e ne debore.
Gjithmon mbi ish mullirin e lene djerr kalonim dhe une vec imagjinoja c’do gje ,me dukej sikur degjoja trokellimen e kllopashkes.
Nen ndikimin e ujit rrotullohej nje gur i madh i rrumbullaket,shtypte me imtesine me te madhe misrin , qe ja sillte kllopashka nga lart.
Mulluxhiu ishte i kujdeseshem qe ta bluante sa me te imet misrin , per ta bere fshatarin e kenaqur.
Ah!Ajo buka e bekuar e misrit.
Ishte me e mira kur sapo dilte e ngrohte nga fura e cdo shtepie,kur e beje pershesh me dhalle,apo dhe me fasule,
kur bente amvisa e shtepise pervelaqe apo memelige me vaj shume, kikiriku.
Po nuk do harroj as kur e hanim te ngrohte edhe me djathe.
Pastaj ajo ftohej ,femijet loznin jashte,nxeheshin nga vapa ,djersinin ,kishin uri dhe nje cope buke deshin ta hanin,me vaj kikiriku apo me vaj dhe sheqer .E uruara nuk shtyrej,te gerricte fytin dhe te binte keq ne stomak.
Femijet ne behar loznin ,iknin poshte nga fusha me gaveten ne dore per te mbledhur manafera,mblidhnin grashina,por i pergjysmonin deri sa vinin ne shtepi .
Perplaseshin ke dera, mezi prisnin ti leshonte buke nena e shtepise.
Kurse mulliri, asnjehere nuk ndalonte.
Mulluxhiu gjithe pah nga mjelli here te verdhe dhe here meli,me embelsi vazhdonte te skalitete ne gurin e bluajtjes bashke me kllopashken e mullirit,
jeten e viteve te cdo njerit prej tyre ,qe ishte duke i kaluar ……me miser.
Fl.(Kape-Kolami)Rada
Parma,Itali 25/9/2021