August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

———–Partia ime———-

….po afrojnë zgjedhjet o miqt e mi,
ngela duke zhgarravitur poezi,
ha trahana,dhe bëj bla-bla-bla,
me këtë pension që unë mar,
nuk më qasin as në Sharrë,
po e shikoj nuk po ma var njeri,
më ka hipur një e madhe mërzi,
sa partiçka ka në Shqipëri?
mbi 100,mirë se di,
ne shqiptarët vdesim për parti,
të kemi në çdo lagje,në çdo rrugicë,në çdo shtëpi,
ikëm nga fshati erdhëm në qytet,
kapardisur me kostum gabi,pa lekë,e pa brekë,
vërshojmë nga të gjitha anët e Tiranës,
bëjm shurrën buzë Lanës,
pastaj tek sheshi “Skënderbe”,
shesim pordhë e bëjm selfi ne,
pastaj mblidhemi ne burrat e dheut,
poshtë koqeve të kalit Skënderbeut,
dhe e bëjm me letër me vrimë,
kush nga ne do drejtojë partinë,
të pyesim Ramën thotë njëri nga kombinati,
jo jo Metën thotë njëri që shet gazeta tek Sahati,
jo jo Salin,
thotë një nga Bathorja,dhe një në Shish-Shtufinë,
një nga Baldushku thotë pyesim Erion Velin,
ky e ndreqi Tironën,
ka kaluarë dhe coronën,
plasi sherri,krisi karrikja,
mua për vete më zuri frika,
pyesim Trampin nga Amerika,
jo jo tha Fari Balliu e di Luli dhe Monika,
me leje,thashë unë plaku nga Përmeti,
po duhet pyetur dhe mbreti,
u bëmë si këmbët e dhisë,
po emërin si do ja vëmë partisë,
me leje thotë një bari nga Skrapari,
mua më takon të flasë i pari,
do bëhet si them unë,se bëhet nami,
mbante një shkop thane në dorë,
pirthte fortë dhe tundte një komborë,
ja pret një lab me kobure tek dora,
ik ore pirdhu,trima ka vetëm Vlora,
ne e çamë detin,
punësuamë në Itali gjithë miletin,
pavarsinë e sollëm vetë,
kemi Edin deputet,
çohet një Mic tropojan,
me topuz e jatagan,
le të dali kujt ja mban,
të gjithë u futën në vrimë si miu,
ishte nga Viçidoli si Saliu,
ai që popullit jetën ja nxiu,
dëgjoni thotë ishja nga Tirona,
mos u zini të keqen nona,
këtu jemi në k/qytet,
emrin partisë ja vë vetë,
hidhet një laluc nga Fieri,
parti kish vetëm Enveri,
me një herë pushojë sherri,
po ç’ndodhi me këta burra,
ulën kokën por si pula,
çurgë nga shalët u ikte shurra,
u betuan me një herë:
Perti-Enver,jemi gati kur do herë,
nuk e di po mbante erë,
këta trima ishin dhjerë,
një shkodran plot humor,
fërkonte mikun me dorë,
unë themë që partia,
të krijohet nga Tanua,Gëzimi dhe Gjorsho Vasia,
jo jo thotë një gjirokastritë,
vetëm ne kemi traditë,
….me një herë erdhi haberi,
dilni se erdhi Enveri,
po ku ishe Enver djali,
se neve na mori malli,
na mori malli nga halli,
këta janë më keq se djalli,
janë të gjithë koqe gomari,
të gjithë heshtën këndojë bilbili,
nga Elbasani vjen Haxhi Qamili,
me gjithë trimat ky kopili,
plasën të gjithë nga inati,
hipur sipër një veshë gjati,
po vinte mbreti nga Mati,
mungonte vetëm Esat Toptani,
në Paris shtrirë si qeni,
e kish vrarë Avni Rustemi,
vendosëm kështu siç jemi,
1000 deputet të kemi,
se aq simpatizantë do jemi,
ja çfarë kritere do ketë,
për të qënë deputet:
të kesh vrarë,vjedhur,mashtruarë,
të jetë pa shkollë dhe i trashë,
të ketë biznese,të ketë mbjellë hashashë,
të ketë shitur femëra,dhe heroinë,
90%të fitimit t’a ketë për kryetarin dhe partinë,
tani të gjithë në fushatë,
harroni dashnoret dhe gratë,
shtëpi më shtëpi e fshatë më fshatë,
koruptoni të vdekur e të gjallë,
partia jonë duhet të dali e parë,
kushë partisë i sjell fitore,
ka dhoro:1vilë,1makinë x10-të të blinduarë dhe 1 dashnore,
po nuk fituam ini të sharë,
të gjithë ini për t’u pushkatuarë,
të gjithë në Shish-Tufinë dhe në Sharrë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com