August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më falni

Më falni nëse jam si tepër kritik
Se e dua shumë unë kombin tim
Vargu ka një qëllim të lartë , fisnik
Shqiponja nuk vdes , në fluturim

Ato pak gjëra që janë bërë mirë
E kanë gojën e ato fllasin vetë
Ndjejmë krenari dhe me pahirë
Dua kombi im , shkëlqim të ketë

Vargjet buronin , të ëmbla si mjalti
Në çdo lule do t’mblidhnja nektar
Në vijën e parë , nëse do të ishte
Ai kombi i zemrës , kombi shqipëtar

Dijet e kultura , nuk janë me pronar
Pronë tënden i ke , kur i përvetson
Kombin që i mbart , ato bëjnë krenar
Për kombet e tjerë , ndriçim rrezaton

Ndriçim rrezatues , kombit i uroj
Natën ditë ta bëjmë , për ta arritur
Shpirti lumturohet , dhe atje në varr
Kur sheh kombin tënd duke ndritur

18 / 7 / 2020
Rrahim Billa
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com