Qeshu o njeri ! – Landri Xhemalaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Qeshu o njeri !
Sa shumë urrejtje, smirë e xhelozi
Po të ze frymën ,si se kupton
Çliroje shpirtin, çliroje o njeri
Lere si një pendë që letë fluturon
Ndrysho pak ambientin, dil në natyrë
Shiko si zogjtë rrojnë në harmoni
Nxire jashtë dufin që të shkatërron
Jetoje jetën,qeshu o njeri !
Në ktë botë ke ardhur si ëngjëll, si bekim
Nëna edhe Zoti të falën dashuri
Mos e humb atë, ruaje me çdo çmim
Dashuri nga vetja,të falësh edhe ti
Çdokush që erdhi iku në amëshim
Si erdhi dhe iku,s’mori pasuri
Veç emrin e mirë, ler si trashëgim
Veç emri të mbetet,emri o njeri !!
Vlorë 26/09/2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com