Mirë se erdhe në jetë Albi – Marinela Petrit Velaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mirë se erdhe në jetë Albi
(Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri)
Mirë se erdhe në jetë i vogëli Alban,
me origjinë afgane por linde shqiptar,
në kohë trazirash – simbol i vazhdimësisë,
i ëmbël, i brishtë, fryt i dashurisë.
Mirë se erdhe në jetë ti rreze drite,
veç ditë me diell pastë në jetën tënde,
kjo është dora e Zotit të madhërishëm,
Vullneti i Tij është i pathyeshëm!
Në kohë trazirash kur Paqja mungon,
në kohë pamdemie kur jetën rrezikojmë,
ti erdhe në jetë si simbol i vazhdimësisë
që bota të njohë vlerën e dashurisë.
Marinela Velaj Likaj
29/09/2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com