Çobanesha( motive popullore) – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Titulli: Çobanesha( motive popullore)
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
Çobanesha
Jam çobaneshë, moj, nga mali
Seç m’u qep nga prapa djali,
Më ra pas , moj, e s’m’u nda.
Në je çobaneshë e mirë,
Si qengji më lër të pi!
Kështu, moj shoqe më tha.
I besova unë e ngrata,
E lashë tufëzën në pllaja
Qengjat të blegërijnë.
Më puthte me lajka
Mendja më mbeti mbrapa,
Thomëni, shoqet e mia.
Bëra keq, a bëra mirë?!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com