Në malin e Dajtit – Rrahim Billa
Në malin e Dajtit
Një vargmal plot pyje, masive shkëmborë.
Aq pranë janë yjet , sa i kap me dorë.
Theqafje shkëmbore , prerë si ujëvarë.
Shkëlqim rrezëllitës , ç’të shohësh më parë.
Stuhi e mistershme , një mëngjes pa gdhirë.
Ngurosi ujëvarat , në shkëmb mbetën ngrirë.
Rrodhën mijëra vjet , ujëvarat ngurosur
Gdhëndur n’faqe shkëmbi , skulptor i përsosur.
Disa shkëmbinj ngjajnë , si dinosaurë.
Duket sikur flejnë e nuk zgjohen kurrë.
Disa si luanë…mes shkurresh , mes fletësh.
Ulur të pushojnë , prej mijëra vjetësh.
Të tjerë porsi dhelpra , apo si sorkadhe.
Kallkan i ngurosi , një stuhi e madhe.
Një rrafshnajë pafund , si ballkon në qiell.
Shtruar bar e lule , plot freski e diell.
Aromë si parfum , fllad i lehtë të deh.
Si n’pëllëmbë të dorës , Tiranën e sheh.
Burimet e ujit , të pastër si kristali.
N’frigorifer ftohur , që e ka vetë mali.
Krojet ujë kanë , prej mijëra vjetësh.
Si këngë zogjsh rrjedhin…mes drurësh , mes fletësh.
Nga zemra e malit , shpërndahen n’çdo anë.
Tuba të padukshëm , s’dihet ç’tuba janë.
As amortizohen , as defekte s’kanë.
Një rrjet i mistershëm , që kurrë nuk e pamë.
Në kroje , me qindra…si lumë Selita.
Ujë i kristaltë , i pastër si drita.
Ca faqe shkëmbore , prerë si me thikë.
Sa të mrekullojnë , aq të ngjallin frikë.
Ca faqe pingule , ngjyrë prej floriri.
Më tej ngjitet ketri…rrufe , në lis bliri.
Ahishte…bredh…pisha , pyje të harlisur.
Ngjason me parajsën , kaq bukur qëndisur.
Bimë si spirale….ngjajnë si litarë.
Lidhur fort pas lisit , shpirtin për t’i marrë.
Por lis i harbuar , prej ” litarit ” s’jepet.
Si qëndizmë sermi , ” litari ” do mbetet.
Një fole në lis , zogj t’vegjël gojëhapur.
Po presin ushqimin , që nëna ka kapur.
Poshtë lisit një breshkë , ecën me nxitim
Në qiell një shqiponjë , është në fluturim.
Versulet shqiponja , pingul si rrufeja.
Me gjarpërin në sqep , kthehet tek foleja.
Nëpër lule bletët , me nektar ngarkuar.
Brenda lisit hoje , mjaltë të kulluar.
” Fabrika ” e mjaltit ” , në lis e ndërtuar.
Prej sulmit t’arinjve , kot paska shpëtuar.
Disa sheshe t’ngushta , taraca shkëmbore
Si shkallë baladash , për katet qiellore.
Në të çara shkëmbi , në xhepa shkëmborë
Rritur lisa…shkurre , si të mbjellë me dorë
Livadhe qëndisur , me lule…shpatore.
Plot me luleshqerra , apo lulebore.
Ndërthurur ahishte…kaçube , gjethnajë.
Farfuritje ngjyrash , nga rrëza në majë.
Zogjtë pa pushuar , këngës seç ja thonë.
Si tinguj sirenash , ngjason si jehonë.
Nga zemra e malit duket se burojnë.
Si tinguj hyjnorë , shpirtin ta rinojnë.
Befas një sorkadhja , si në ëndërr shfaqet.
Humbet në gjethnajë…ndër lisat , në shpatet.
Ndoshta krejt papritur , shfaqet një drenushë.
E si në ëndërr tretet , humbet në gëmushë
Fëmijët që lozin , në livadhin ngjitur.
Ndoshta janë ëngjëj , prej qiellit të zbritur.
Zërat porsi zogjtë , o ç’zëra hyjnorë.
Pamjen porsi lulet , që thurim kurorë.
Shoh çifte të rinjësh , ulur nëpër hije.
Pëshpërisin fjalë…magji dashurie.
Më tej është një grup , mish pjekin në zgarë.
Dikush pijet ftohur , prej krojit i ka marrë.
Magjia e Dajtit , as që ka të sosur.
Ngelesh i magjepsur , çdo gjë e përsosur.
Shpirti lehtësohet , e të bëhet flutur.
Dhe merr fluturimin , në ëndrrën e bukur.
Në kërkon parajsën , në do të kënaqesh.
Gjen në mal të Dajtit , shkëlqim diamantesh.
Maj , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime diamanti”