August 4, 2024

Shelgjet e erzenit – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shelgjet e erzenit

Të ndjeshë mërdhitjen dimërore
Në mollzat e faqeve
Kur takohesh me bistakun lotues!…
Të hidhesh në ujin e ftohtë
E të kapesh nga rrjetë e rrënjëve
Si peshku në mrexhë!…
Të mrizojsh në hijen e freskët
Kur freskia kurorën loton
E çurkajë gjelbërimi
Mbi ujë noton!

Shpirti si një ujvarë vërshon
Kur vi kaq pranë,
Në shelgjet e Erzenit,
Në bujtinën e shpirtit,
Currilat e muzave aty janë.
Shtator 2021

DALTA E HARRUAR
Vegjeton ajo si murg i harruar,
Askush s’e kërkon
Në qelën azmatike, në mbrapashti;
Një copë trung të gëdhëndë,
Të zgjojë në te jetësi.
Ajo jep shpirt në raftin e veglave,
Në vetminë e sajë;
Në gjallime kundërmimesh,
Mes ashklave në natën e zezë;
Kujton mëngjeset me tingullin e punës
Me ashklat si laureshat në erë.
Ajo vegjeton në harresën e vet,
Larg standartit, klisheve moderrne;
Gërryen me ndryshk tehun e mprehtë,
Mes trungjëve harruar të një kohe.
Tetor 2021
NË ODËN E BALSHAJVE
Në odën e Balshajve
Ku mblidheshin në kuvend
Burrat e gjësendit,
Kur tramundana brigjeve
Vrerë villte në egërsi,
Jam ulur sot në krye të vendit,
Aty ku darkoi Kryeministri.
Kjo kullë heshtje s’pati kurrë,
U gurëzuan në frëngjitë
Zërat nër mote,
Me gjurmë kohrash përballuar,
Topuz legjendash,
Ndrydhur në shpirt.
Në këto frëngji shikimin tres
Liburnëve ulqinake, mbi dallgët duhi,
Bindi nëpër detë si Haxhi Ali
Mbi vela më shndron
Në kips argjëndi.
Ulqin 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com