Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Për t’i thënë, ende të dua…
Pak pa perënduar, dje dielli
Seç m’u kujtua, ajo, që iku, tej detit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Seç m’u kujtua, më e bukra e qytetit
Ajo, që m’ishte, kujtim, si lulja e malit, për jetë
Aromë lumturie, me sytë, që të pinë, sikur verra
Ajo, që m’ishte, shpresë, bukë e krip, nëpër jetë
Aromë dashurie, që ta knaq shpirtin, si pranvera
Pak pa perënduar, dje dielli
Sytë me shikimet i derdha, përtej qytetit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Sytë e shikimet, m’ikën, pas saj, tej detit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com