Politikën n‘gjak e kemi – Fetah Maliqi
Politikën n‘gjak e kemi
Ne shqiptarët
Kudo që jetojmë,
Politikën ditore
Nga vetja s‘e largojmë!
O, ne kemi
Shumë tradita,
Disa të errėta
Disa si drita.
Punët e huaja
Na interesojnë,
Detyrat tona
Shpesh i harrojmë!
Merremi shpesh
Me kotësira,
Ndër të cilat politika
Na është më e mira!
Kuptuam a s‘kuptuam
S’na bëhet vonë,
Për secilin problem
Themi fjalën tonë!
Madje edhe zihemi
Se kush e ka drejt,
Kurse e vërteta
Na zhgënjen shpejt!
Po ne vazhdojmë
Si politikanë të regjur,
Duke zhurmuar
Edhe kur duhet heshtur.
Kur na kritikojnë
S‘hidhërohemi aspak,
Epo, politikën
E kemi në gjak!
E kemi në gjak
Ngulitur në kokë,
Kur për politik flasim
Sikur s‘shkelim mbi tokë!
Dhe politika e vjetër
Na bëhet e re,
Ne s’jemi këtu
Notojmë përmbi re!
Mandej qeshim
Tërë gaz e hare:
Kund nuk ka bota
Politikanë si ne…!
04.10.21
Hamburg