August 4, 2024

Rrugëve të jetës – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rrugëve të jetës

Do të shihemi
një ditë rrugëve tona
të shtruara me kalldrema
kur ecnim nëpër shi.
Me thinjat e rralla
e me rrudhat në duart
që dikur ishin të lidhura.
Me sy të përlotur
do të përshendetemi
pa folur asnjë fjalë
buzët do të na dridhen
nga malli.
Në heshtje do ti thrrasim ermat,
me zemër të thyer.
do ti kujtojm ditët
tek kafeneja e qytetit
e që tash tavolina ka mbetur boshe
filxhanat të mbushur
me kafet e ftohta.
Provova të eci rrugëve të jetës
po nuk munda
nuk më mbajnë këmbët
para meje shfaqesh ti
zëri ytë, syt e tu…..
Një ditë do ta ndali hapin
do të ulem tek parku dhe të kujtoj ty.
Tash këtyre rrugëve
ecin brezat e rinj.
Kështu e paska rruga pa mbarim!

Xhevat I. Prebreza 05.10.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com