Të kërkova – Kasam Shaqirvela
Të kërkova
( b a l a d ë )
Të kërkova…
dhe prapë…
do të kërkojë
derisa laku im
të më lëshojë.
……..
Të kërkova…
detit të kohës
ai ma dha
mallin e zemrës
për not…
detit të çartur
mbase kot,
të kërkova…
brigjeve të dashurisë
ato mi dhanë
kujtimet e buzëve,
të kërkova…
qiellit të shpirtit
ai m’i dha retë e lotve,
të kërkova…
në ujëvara ndjenjash
ku lahen engjëj
e krihen zana
ato ma dhanë
vesën e mendimeve.
…………….
Të kërkova…
fjalëve të lira
por dritaret
i gjeta të mbyllunra,
të kerkova…
qerpikëve të shpresës
loti kishte ngrij
si akulli në streh
kallkanesh shpirti,
të kerkova…
ilberit të syve
ai më vështroi i zymtë,
të kerkova…
burgut të rënkimeve
ai ma dha vetminë
të kerkova…
mallit të puthjeve
gjeta mallëngjimin për ty.
…………..
Të kerkova…
labirinteve të jetës
me flakadan të deshirës
m’u kall imazhi
në pasqyrn e thyer,
të kerkova…
forcës se vullnetit
ai ma dha vrrullin djaloshar
për të vazhduar rrugën
e sagës, në kalvar…
për të shuar etjen
e mos me u gjetur
asnjë bunar,
të kerkova…
kohës së durimit
ajo ma dha përvojën e Sizifit,
e kur të kërkova…
udhës së shpresës
dëshpërimi qe i madh.
…………..
Pastaj të kerkova…
resh-etjeve bardhoshe
më rrahën për shtatë dimra
furtunat kaltroshe,
të kërkova…
strehës së dëshirave
u zhyta u përzhita
terreve e mugëtirave.
……….
Por ti u humbe
diçka për të bë’
atë çka munde
e bëre pa zë…
ti shkaktove tragjedinë,
akoma të palindur
ma vrave dashurinë,
ishte e pafajshme,..aty
në mitrën e zemrës
e mbështjellë
me anin e shprtit
të ndjenjës së thellë,
keq ia preve kërthizën
në gjendje flirti
e nxitur prej hipokrizisë
me gërshërët e xhelozisë
per teket e tua pafund
ah, instinktet e vetmisë
dhe malin e kanë tund…!
© Kasam VELA