Vjeshta më mbush frymëzim – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vjeshta më mbush frymëzim
Iku pranvera më lule shumë
Ja, iku edhe vera e unë heshta,
Ç’paten vargjet ashtu tek unë?
Apo presin që t’i mbyllë vjeshta?!
Vjeshtë! Mbushmë me frymëzime plot,
Nga gjitha stinët, atë e vë të parën,
Nëpër të nuk hallakatem kot
Si kokrra të pjekura ta kem edhe fjalën.
Pemët gjethet një nga një i hedhin
Kjo mua s’më trishton aspak,
E di që pemët nesër do të çelin,
Pemët dhe vargjet do të çelin prap!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com