August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më kanë mbetur në kujtesë meditimet me bukurinë mahnitëse pranë detit Egje!
Fati të dërgon emigrant, por virgjëria e natyrës të ushqen shpirtin kudo që të jesh.

Poezi

Titulli: Meditim
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Meditim

Faqes malit të përthyer
Gjysmë ndriçim i paska rënë
Shenjat zbardhur gëlqere lyer
Nga oxhaku tym i zënë.
Refleksi xhamash në dritare
Nga perëndimi o sapo bërë
S’do desha të futesha brenda
Ngelça jashtë një natë të tërë.
Bjer kambana pse të mos biesh
Në orë të plota e gjysmë ore
Kumbimi athinejve
Ngazëllim shpirtrash i ka dhënë.
Ah ti perëndim i zgjatur
Malin blu ngjyrose mbrëmë
Lejla e thellë mbuloi të kaltrën
Pa mend fare më ka lënë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com