August 3, 2024

Mos më thuaj – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos më thuaj

Mos më thuaj
se një ditë do të shkosh
më s’do t’më kujtosh
e ndoshta do t’më harrosh.
Mos më thuaj
se një ditë do të ikësh
do të mbetësh e vetmuar
më kërko, jam rrotull teje
edhe pse nuk më sheh
në ëndrrat tuaja kam për tu gjet.
Kur të freskon flladi i mëngjesit
e bari ti lagë këmbët
shetit parkut me trandafilin e bardhë
mos më thuaj se më s’ke me ardh.
Kur nata të zë zgjuar
yjet të shoqërojnë
mos më thuaj merre kitarën
e të këndojm.
S’di çdo te sjell jeta pa mua.
Por une pa ty nuk jam askund.
Te desha aq shume, dhe do te dua.
Nese me ndjen, mos thuaj!

Xhevat I. Prebreza 07.10.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com