Zana – Xhevat I. Prebreza
Zana
Emrin tënd e përmend
se më je Zanë mali
më je si Shtojzovalle
sikur Baresha që hedh valle.
Je e afërt e Cucës së Maleve
binjake e Gërshetëzes
që detit ja merr valët.
Më je si Amëlsima
që me lulet e bardha
mi shëron dhimbjet
ma largon mërzinë.
Ti më je si Ora e malëve
që kur jam afër teje
mi shpeshton
tik-taket e zemrës
Më je sikur E Bukura e Detit
kur lëshon dallgët
e të përqafon me ngrohtësi.
Më je sikur Bleta
që kërkon çdo lule
prek çdo zemër
po sa mirë të thrras mos Zanë me zemër.
Ti më je e fortë si Thana
që shëndrrit si hëna.
më je si Nusja e Ujërave
si Hyjria e Detit
më je rreze e diellit
ti moj Zanë je e bukura e dheut!
Xhevat I. Prebreza 08.10.2021, Prishtinë