Ça jam unë!? – Vajda Vila M
Ça jam unë!?
Ça jam unë ?
Nje pikë ujë në oqean.
As ndreq e as prish punë,
s’doja të isha kjo që jam…
Doja të kisha fuqi,
të ndryshoja botën mbarë,
të hiqja çdo ligësi,
se kam një zemër të bardhë…
Do shëroja të sëmurët,
cdo gjë të shkonte për mbarë,
edhe me “vdekjen” do të flisja,
ti merrte njerëzit me radhë…
Mos plagoseshin zemra nënash
po ashtu dhe baballarë,
ti linin fëmijët pas,
të gëzonin sa ishin gjallë…
Do té hapja shkolla shumë,
edhe vende argëtimi,
por më tepër bibloteka,
të studionin mbas mësimit…
Do ndërtoja parqe plotë,
që të luanin fëmija,
do bëja bahçe me lule
të qetësohej pleqëria…
Bandë muzikore do ndërtoja,
të këndonte në qytet,
kur të zgjoheshim nga gjumi,
ah sa bukur,sa lezet…
Po çe do s’ndryshoj dot gjë!!!
Më mungon jo veç fuqia,
dëshira është e madhe,
por mungon dhe mundësia