Mes vargjeve shpirti yt gjallon – Marinela Petrit Velaj
Mes vargjeve shpirti yt gjallon
(Sot, tre vjet pa Fatos Arapin)
Atdheu është dhembje,
dhimbje e shpirtit tim
dhimbje e shpirtit tënd,
një prill i pikëlluar në shpirtin e poetit vlonjat.
Atdheu është kryqi,
në shpirt na mban dhe e mbajmë,
Atdheu është toka e premtuar
që e shkelim si zotër por nën këmbë nuk e mbajmë.
Atdheu ka sy të trishtuar,
kështu e përshkroi poeti Arap,
ëndërr, ankth dhe shpresë e sfilitur,
askush s’e përshkroi dot më bukur.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti;
në gji e mban poetin, poetin vlonjat,
eh, sa i mungon Vlorës o Fatos Arap.
Poezinë le thesar të çmuar për ne,
mes vargjeve shpirti yt gjallon,
si buka e uritur që dot nuk të ngop,
ti ike përjetë si dashuria në dashuri që të çmend.
Marinela Velaj
11.10.2021