Hedh nje hap – Eva Zoto
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hedh nje hap
Hedh nje hap, hedh dhe nje tjeter
e rende i heq, brane dhe kembet
se kjo bote, eshte mjaft e ashper
e shpeshhere, na tregon dhembet.
Hedh nje hap, hedh dhe nje tjeter
e shpesh me vrap, rrugen pershkoj
se pas cdo dere, qe mbyllet heshtur
me syte e verber perbindesha, degjoj.
Hedh nje hap, hedh dhe nje tjeter
ne shi e diell , me hijet bisedoj
se ne kete vorbull qe sillet rrotull,
e vetme erdha dhe e vetme do vazhdoj..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com