Natë e paharruar – Rrahim Billa
Natë e paharruar
Natë vere
Fryn fllad i lehtë
Lirën kam marrë në duar.
Hënë e plotë
Si kurrë më parë
Në qiellin e pastër shkëlqen.
Ulur në breg
Deti është i qetë
Ngjyrë vaji e pakëz i valëzuar.
Ndjej lumturi
E dua fort jetën
Një ndjenjë qiellore më rrëmben.
Pulëbardhat
Sikur të kishin ftesë
Lozin , pranë bregut janë afruar.
Në këto çaste
Telat e Lirës dridhen
Tinguj të magjishëm lëshojnë.
Prej detit
Sirenat dalin në breg
Nën tingujt e Lirës duke vallëzuar.
Yjet në qiell
Më shumë shkëlqejnë
Ëmbëlsisht me Hënën bisedojnë.
Këtë natë
Magji pafund
Valët shtruar, vijnë aq embëlsisht.
Një sirenë
Gjithnjë më buzëqesh
Me mua ka rënë në dashuri.
Këto çaste
Doja të mos mbaronin
Të zgjasin në kohë…pafundësisht
Natë e tillë
Vështirë të përsëritet
Që të lumturon , me të tillë magji.
Në këtë natë
Lumturi si në ëndrra
Sikur jam në një tjetër planet.
Ku parajsa
Me jetën reale
Bërë një, s’shoh ndonjë ndryshim.
Jam muzikant
Këngëtar i famshëm
E ndoshta , më i madhi poet.
Kjo lumturi
Një jetë të zgjaste
Kjo natë të mos kishte mbarim.
10 / 10 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)