Natë me shi – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Natë me shi
Sonte shiu mi ktheu kujtimet
me xhamat e mjegullt
kujtoj kohën që iku e shkoi
tjerat mbeten vetem nostalgji
mbeten kujtime të paharruara.
Atë natë me shi
ti erdhe lehtë në zemrën time
erdhe e qetë
pa u diktuar dhe hyre
më the se këtu dua ta bëj një strehë.
Shiu sonte qenka tërbuar
ashtu siç më janë
tërbuar kujtimet për ty
brengat nuk më pushojnë
e lotët tradhtojnë syt
nuk përmbahen.
Në këtë natë me shi
dua të jem me ty
të lagemi
të mërdhim
dhe të përqafohemi duke u ngrohur.
Shiu paska pushuar
qenkan lotët që nuk ndalen.
Kjo natë erdhi bashkë me shiun
që për ty mbjell mall
Xhevat I. Prebreza 11.10.2021, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com