Plagë të hirta – Landri Xhemalaj
Plagë të hirta
Si për çdo ditë, e mora sot kërrabën
Jo të çobanit,një tjetër kërrabë
Është një kërrabë që mbledh gërma,shkronja
Dhe i hedh mbi letër, ashtu radhë-radhë
Po çfarë kapi sot,kërraba e bekuar
Një mal me kujtime,në një bllok të vjetër
Kujtime që koha i kish mjegulluar
Dhe bllokut të gjorë,ja kish zverdhur fletët
E grisa gjithë bllokun që kisha me kujtime
Nuk di pse më solli mërzi e trishtim
I dogja fletët e verdha plot dhimbje
Veç jo ato ku kisha fëmijërinë
Veç ato fletë, të bardha kishin mbetur
Tek tuk, ndonjë njollë,ndonjë pikë loti
Me lot do kem qeshur ndonjëherë i shkreti
Ashtu si qeshin fëmijët,kot së koti
Të tjerat i dogja,shkrumb i bëra ,,hi
Veç nuk frynte erë, që ti çonte larg
Për duarsh mu ngjitën,të tëra përsëri
E deri në kockë,më hapën shumë plagë
I nëmur jam unë,a blloku kish magji
Hiri u bë shkronja,e shkronjat lidhur,, varg
Radhë radhë u futën,më theren në gji
Më shumë më dogjën,si kripa mbi plagë!!
Vlorë 12/10/2021