Vesë mbi lule… – Musa Dushica
Pershendetje miqesia ime,
Uroj një javë të mbarë për ju !
Sot eshte dita e katert e pjesëmarrjes sime ne Maratonën poetike, # Peet Me Not Leave, ku duhet te paraqitemi per tetë ditë me radhe me nga nje poezi. Jam i nominuar nga mikja ime Landa Molishti, te cilen e pershendes, ndersa unë sot nominoj, mikën dhe poetën Tatjana Haris Haskaj, se ciles i uroj suksese.
Vesë mbi lule…
Në dritën e zbehtë të hënës, të pash
Tek po hidhje hapat, me ngadalë
Jam zgjuar, a në ëndërr thash…
A mos do përpiqemi, si vala me valë
Ra vesë e mëngjesit, mbi fletë trëndofili,
Sa dielli ishte fjetur në gjumë…
Seç më erdhi e lehtë, si një zë bilbili
Melodia e këngës sate, sa shume e dashta…aq shumë !
Kodrinës, lulet zunë të qelin, kur diellit lehtas i doli gjumi,
Njëri tjetrit yjet, i mbyllnin syrin…
Muzën ftoja unë, kur flinte dhe lumi…
E kur dita natës, po i vinte dryrin !
Mbi fletë manushaqeje, ta shkrova njē letër,
Të ta sjellë mëngjesit, një zogu ia dhash…
Ndoshta, kënga jote dhe imja, një ditë tjetër…
Do këndohën me zë, vetëmevete, thashë!
Musa Dushica,
Më 12.Tetor’20