Dashamirësi… – Musa Dushica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashamirësi…
Askush nuk mund ta fikë gëzimin në shpirtin tim,
Thellë në qënien time, shtrihën rrënjët e tija…
Nuk njohu kurrë zili, as nuk njeh dëshprim,
Të tillë e krijoi Zoti vetë, Perëndia
Ujitur nga lotë pikëllimi, ka qenë shumë hërë në jetë…
Por, vëlla me ziliçarin asnjëherë s’u bë !
Suksesi i mikut e gëzon përherë, me të vërtetë.
Në heshtje shpreh urimin, në heshtje pa bërë zë !
Sa të jetë kjo jetë, dhe diell e dritë të ketë…
Në rruzull anë e m’banë, or vëllai im,
Zemra mbush me helm, kurrë le të mos jetë…
Por, dashuri e paqe buzëqeshje dhe gëzim !
Musa Dushica
15 Tetor 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com