August 3, 2024

Dashuri ne gurin tend – Adriana Kongjini Bala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Dashuri ne gurin tend”

Zog I bukur krahe shkruar,
Ka shum kohe ste kam takuar,
Te harosh mos ke filluar,
Apo gabim te kam kuptuar?

Jo jo jo moj gjeraqine ,
Nuk kam haruar shoqerine,
As te bukure rinine,
Ne gji e kam fute shamine.

Pse nuk me dergon nje lajm,
Pse sme shkruan te lexoj,
Pse gjithe bota vene dhe vine,
Edhe une detin shikoj?

Kete vjeshte do te pres,
Mos te shoh krahet e shkruar,
Do te cohem ne mengjes,
Kur gjethet jane vesuar.

Kur te nisem gjeraqine,
Do ti ve krahet pellumbi
Qe gjithmon te rime prane,
Dashuria mos te humbi.

Lere kurbetin e shkret ,
Na ndau keshtu per jete,
Dashuri ne gurin tend,
Kush mendon te bukurin Vend.

Autore
Adriana Kongjini Bala

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com