August 9, 2024

Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë

Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,
Jam kthyer muzgjeve e agimeve andej nga erdha,
Por ky fat i zi si s’mu hoq kurrë qafe,
Trupinë zvarë po ma tërheq pa mëshirë.

Ndërsa sytë e përlotër kërkojnë në largësi,
Ty të dashurën dhe të shtrenjtën toka mëm ,
Oh, zemra prej teje s’ka të ndarë as edhe një sekondë,
Shpirti të kërkonë papushim netëve të errëta pa Hënë.

Nuk e di ç’është ky fat i trishtë gjithë ndarje e dhimbje,
A thua o Zot ti na dënove , se përbuzëm vatan,
Apo haruam gjakun ,e shitëm nënë e babë,
E ma keq se s’njohim më, motrën e as vëllan..!

Ai më i dhimbëshmi është amaneti i të parëve,
Që e shkelëm e nuk e quam deri në fund,
Loti i nënës që rrjedh si krua e toka se mbanë dot,
Apo votra e shtëpisë që mbeti pa djal e vajzë.

O Zot;- përse ndarje e pikëllime e lot,
Kur ti e din mirë se ku shpirti gjen qetësi,
Ndriqoje rrugën e bekuar zogjëve shtegtarë,
Që në prehërin e nënës loke ti shërojë plagët.

Oh ky tren i pambarim,në rrugë të pakthyeshme ma treti,
Ku për ne nuk ka sa ditë e as natë me gëzim,
Ah e shtrenjna nënë,ne s’jemi kurrë të ndarë,
Ne jemi bijtë tuaj e ti je e jona nanë.!

[ Lumturije S Drenica ]

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com